Babai i Halaand përplaset me tifozët në Madrid, forcat e sigurisë e largojnë nga zona VIP (VIDEO)

Babai i Erling Halaand, Alf-Inge është zhvendosur nga rojet e sigurisë së stadiumit “Santiago Bernabeu” pasi ka bërë gjeste jo etike ndaj tifozëve në shalët e mitikut spanjoll.

Ai ndodhej në zonën VIP për të ndjekur ndeshjen e djalit të tij me fanellën e Manchester City, por përplasjet e vazhdueshme verbale me tifozët “Los Blancos” i detyruan rojet që me mirësjellje t’i kërkonin largimin nga zona VIP për të evituar që situata të rëndohej edhe më shumë.

Gazetari Inaki Angulo shkruan se babai i Erling i ka ofenduar tifozët gjatë gjithë ndeshjes e madje ka hedhur edhe ushqim në drejtim të tyre.