“Forca Milan”, Ancelotti nuk e fsheh për kë do të bëjë tifo sonte në mbrëmje (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2023, 08:43

Në përfundim të intervistës dhënë për rrjetin Mediaset, gazetarja i kërkoi Carlo Ancelottit edhe një parashikim për sfidën tjetër gjysmëfinale, atë që do të luhet sonte në mbrëmje mes Milanit dhe Interit.
Ish-trajneri kuqezi, edhe pse aktualisht në stolin e Realit e mori me shumë sportivitet madje nuk u fsheh pas ndjenjave duke e pranuar që i dashuron ngjyrat kuqezi e madje bëri edhe një parashikim:
“Derbi? Forca Milan! Do të jetë një gjysmëfinale e bukur dhe mendja ime shkon te viti 2003 që ishte një gjysmëfinale shumë e vuajtur. Është shumë bukur kur rikthehen në Europë me një derbi. Me gjithë respektin për Interin, nuk mund të mos them forca Milan. Shpresoj të rishihemi në Stamboll”.
