Fiton spektakli, Reali dhe Manchester City nuk e ndajnë çështjen e finales (VIDEO)

Fiton spektakli, Reali dhe Manchester City nuk e ndajnë
Fitues ka, ai është futbolli. Real Madrid-Manchester City mbyllet në barazim 1-1 pas dy predhave të Vinicius jr dhe Kevin de Bruyne, respektivisht në pjesën e parë dhe të dytë.

Në “Santiago Bernabeu” ishte mbrëmja e yjeve por më shumë shkëlqyen ata tek të cilët nuk ishin drejtuar prozhektorët sepse Benzema dhe Halaand nuk arritën të linin gjurmë në përballjen e parë gjysmëfinale të këtij sezoni mes skuadrës së Ancelottit dhe Guardiola-s.

Reali i Madridit vuajti në minutat e para por pas shënumit të golit u zhbllokua duke luajtur më i zhdërvjellët, por në krahun tjetër, Manchester City nxorri nga fundi i tunelit një gol shumë të rëndësishëm në një moment delikat të ndeshjes kur vendasit po e kontrollonin sfidën.  

Pas një jave në “Etihad Stadium” do të luhet edhe akti i dytë i gjysmëfinales për të caktuar skuadrën që në fillim të qershorit do të udhëtojë drejt Stambollit, në pritje të një prej dy skuadrave milaneze.