Vasili publikon faktet nga laboratori italian: Ndotja në Tiranë, alarmante. Benzeni kanceroz ëshë 20 fish më i lartë

Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili në një postim në Facebook shprehet se Tirana është kthyer në qytetin ku cdo ditë shëndeti po vritet.

Sipas tij faktet tregojnë se ndotja katastrofike e Tiranës nga kryebashkiaku i saj po vret shëndetine  qytetarëve.

Tirana qyteti ku shendeti vritet çdo dite!
Fakte tronditese shkencore, ndotja katastrofike e Tiranes nga Veliaj vret shendetin e qytetareve!

Qytetaret e Tiranes jane me te sulmuar se kurre ne shendetin e tyre.
Betonizimi i tmerrshem i Tiranes, pluhuri nga ndertimet pa fund ne zemer te qytetit zhdukja e gjelberimit dhe trafiku shkaterrimtar jane pasojat e Bashkise se Veliajt dhe kane demtuar shume rende mjedisin.

Faktet flasin vete dhe jane shume tronditese.
Laboratori i specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, ka kryer matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë në 20 pika nevralgjike nga 28 mars deri ne 5 prill.

Nivelet shume te larta ne Tirane te Benzenit si kancerogjen i njohur boterisht si dhe e Dyoksidit te Azotit si demtues i forte i zemres dhe rrugeve te frymemarrjes jane kercenime shume serioze per shendetin.

Benzeni rezulton deri edhe 20 fish me i larte ndersa NO2 deri 9 here me i larte.
Qindra mijra qytetare te Tiranes vecanerisht femijet, te moshuarit dhe ata qe vuajne nga semundje kronike diabet, tension, etj.jane me te rrezikuar se kurre dhe perkeqesimii vazhdueshem eshte fakt.
Kjo eshte drama shendetesore e qytetareve te Tiranes, ku mijra njerez perplasen neper klinika dhe spitale per probleme shendetesore qe rendohen cdo dite e me shume.

Keto jane te vertetat shume te hidhura te Tiranes ne kohet e zeza te Veliajt.
Faktet shkencore flasin, faktet ulerasin, boll sakrifikuat gjene tuaj me te çmuar shendetin, per shkak te Veliajt.

Ne 14 maj votoni perpara se gjithash per Shendetin tuaj dhe te familjes si dhe per Shendetin e te afermve dhe te miqve tuaj," shprehet Vasili.