Paris Saint-Germain e bëri Lionel Messin “kokë turku” për lojtarët e tjerë

Largimi i Lionel Messit drejt Arabisë Saudite pa lejen e trajnerit Christophe Galtier ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në radhët e PSG që e ka pezulluar kampionin e botës për 2 javë.

Gazeta “L’Equipe” shkruan se bëhet fjalë për një vendim që synon të bëjë shembull argjentinasin në mënyrë që sjellje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen edhe nga më të rinjtë të cilët mund të kërkojnë privilegje.

“Thyerja” shkruan gazeta franceze në faqen e parë duke e ilustruar me një foto të Messit dhe pronarit të PSG, Nasser Al-Khelaifi, duke shtuar se tashmë nuk ka më pikëpyetje për lamtumirën e fituesit të 7 Topave të Artë gjatë muajve të verës.

Paris Saint-Germain e bëri Lionel Messin “kokë turku”

L’Equipe:

“Kush do ta kishte imagjinuar që kjo histori do të kishte përfunduar në një mënyrë të tillë. Vitin e shkuar gjatë rezantimit të Galtier, trajneri francez këmbënguli në faktin që skuadra ishte e padisiplinuar dhe do të punonte shumë në këtë drejtim. Me këtë vendim ai e bëri shembull Messin duke u dërguar një mesazh të qartë edhe lojtarëve të tjerë”.