Lewandowski kundër Ronaldos? Barcelona planifikon transferimin në...Azi

Lewandowski kundër Ronaldos? Barcelona planifikon transferimin
Barcelona është gati të transferohet në Azi nëse UEFA e përjashton nga aktivitetet zyrtare të saj. Ky lajm në kufijtë e të pabesueshmes del nga redaksia e TV3 në Spanjë që thekson se pas skandalit për korruptimin e mundshëm të arbitrave, UEFA planifikon përjashtimin e Barcelonës që ka gjetur një gjidhje edhe pse jo optimale.

Joan Laporta ka gati planin për ta larguar përkohësisht Barcelonën nga Europa pasi mund të nisë një turne të gjatë miqësor por ndoshta mund të bëhet pjesë e ndonjë formati në Azi. Kjo do t’i lejonte klubit katalan të arkëtonte një shumë të majme që do të zëvendësonte përjashtimin nga Champions League që i siguron Barcelonës një pjesë të madhe të milionave që arketon çdo sezon.

Në këtë mënyrë, në rast të një pjesëmarrjeje të mundshme në Chamopions League të Azisë, një përballje e mundshme Lewandowski-Ronaldo nuk është për t’u mos u marrë në konsideratë.