Serena Williams bën njoftimin e rëndësishëm në lidhje me jetën private

Serena Williams bën njoftimin e rëndësishëm në lidhje
Rekordmenia më e suksesshme e historisë së tenisit botëror, Serena Williams do të bëhet mama për herë të dytë. 41-vjeçarja e tërhequr plotësisht nga aktiviteti sportiv e jep lajmin për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Ndër femrat e njohura të sportit dhe jo vetëm që kanë nxituar ta urojnë janë Caroline Wozniacki, këngëtarja Ciara, aktorja Tabitha Brown dhe skiatorja Lindsey Vonn.

Serena Williams bën njoftimin e rëndësishëm në lidhje

Williams dhe bashëkshorti i saj Alexis Ohanian u bënë prindër të vajzës Alexis Olympia Ohanian Jr. në vitin 2017, ndërsa ata po bashkëjetojnë që prej vitit 2015.

Serena Williams bën njoftimin e rëndësishëm në lidhje

Serena është rekordmene e turneve grand slam pasi ka fituar 23 të tillë si akush tjetër në sportin e tenisit, ndërsa ka triumfuar edhe në 14 turne grand slam çift. Ajo u tërhoq nga tenisi i luajtur në muajin shtator të vitit të kaluar.