Liga e Kombeve, short i kalueshëm për vajzat e Kombëtares Shqiptare

Shqipëria e femrave në futboll mëson tre skuadrat kundërshtare në Ligën e Kombeve. Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima do të sfidojë Irlandën e Veriut, Irlandën dhe Hungarinë në ndeshjet e grupi B1. 

Ndeshjet e para do të luhen në shtator dhe ato të kthimit në muajin dhjetor. Liga e Kombeve për femrat nuk ndryshon në format nga ajo e meshkujve pasi do të funksionojë me sistemin vajtje-ardhje. 

Katër ekipet e para të grupeve në divizionin B ngjiten në divizionin A, ndërsa të fundit e grupeve respektive rrëzohen në C.