Shënon 4 gola dhe e feston qëndrimin në Serie B me birrën e stadiumit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 13:21
Në Finlandë është traditë dhe edhe pse ai luan në Itali, nuk mund ta prishë. Sulmuesi i Venezia-s, Joel Pojanpalo, i cili shënoi 4 gola në suksesin 5-0 ndaj Modenas që i siguroi edhe mbijetesën skuadrës vendase, zgjodhi të festonte me një gotë birre.
Arritja e objektivit me këtë sukses bëri që në stadiumin e vendosur në një ishull pranë qytetit, të nisnin festimet dhe golashënuesi më i mirë i Serie B, vendosi të injketonte pak alkool tani që paraqitjet e tij mund të mos jenë më aq vendimtare për të ardhmen e skuadrës.
E veçanta është se birrën e porositi te një nga kioskat e instaluara në stadium dhe në mënyrën më të natyrshme të mundshme ai u ndal për të bërë madje edhe foto me tifozët.
Shikojeni momentin e veçantë;
