Deontay Wilder arrestohet pas një kontrolli rutinë, boksieri rrezikon shumë

Deontay Wilder arrestohet pas një kontrolli rutinë, boksieri rrezikon
Boksieri i peshave të rënda, Deontay Wilder ka rënë në rrjetën e policisë së Los Angeles. Pas një kontrolli rutinë në makinë, atij i është gjetur një armë pa leje dhe sportisti me ngjyrë është shoqëruar për në komisariat.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Hollywood-it, ndërsa ai kaloi 5 orë pas hekurave duke paguar më pas për lirinë me kusht. Policia e ndaloi për shkak të xhamave të errët por pasi ai nuk regoi mirë, u vendos që të bëhej një kontroll nga i cili rezultoi se ai kishte në makinë një armë zjarri të parregjistruar.

Deontay Wilder arrestohet pas një kontrolli rutinë, boksieri rrezikon

Policia bën me dije se makina binte erë marijuanë ndërsa gjatë kontrollit u zbulua edhe një sasi e vogël droge. Wilder i lindur në Alabama është një nga boksierët më të mirë amerikanë me rekordin 43 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.  

Deontay Wilder arrestohet pas një kontrolli rutinë, boksieri rrezikon

Deontay Wilder arrestohet pas një kontrolli rutinë, boksieri rrezikon