Terror në Tunizi, tifozi hyn me motosharrë mes turmës së tifozëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 09:01
Skena të pabesueshme ato që viojnë nga Tunizia ku janë regjistruar përleshje të ashpra në sfidën e Champions League mes Esperance Sportive de Tunis dhe JS Kabylie.
Kulmi arriti kur një tifoz me motosharrë në dorë e hodhi atë të ndezur mes turmës duke rrezikuar një kasaphanë. Ai shkatërron çfarë i del përpara ndërsa e ul në tokë motosharrën vetëm për ta ndezur sërish.
Dhuna në rrugët e kryeqytetit të Tunizisë vuri në lëvizje një numër të madh forcash të policisë ndërsa zjarrëfikësot shuan një zjarr të madh. Fillimi i ndeshjes u shty me rreth 1 orë pikërisht për shkak të trazirave të shkaktuara jashtë stadiumit.
