Lionel Messi pezullohet dy javë nga PSG, fluturoi në Arabi pa lejen e klubit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 22:03
Klubi parizien i PSG ka marrë një masë drastike ndaj Lionel Messit i cili fluturoi në Arabinë Saudite pa leje. Vendimi është marrë nga strukturat më të larta drejtuese pasi presidenti Al-Khelaifi ka reaguar i nxehur pas humbjes ndaj Lorient duke kërkuar më shumë respekt për PSG.
Argjentinasi fluturoi me avionin e tij privat në Riyadh ku mendohet se ka nisur bisedimet me Al Hilal që mendohet se i ka ofruar rreth 400 milionë euro në sezon.
Gjithsesi, vizita e tij në Arabi mund të jetë e lidhur edhe me rolin e ambasadorit që ai ka për të promovuar vendin e Lindjes së Mesme. Vendimi për pezullimin 2-javor e lë Messin jashtë listës për ndeshjet me Troyes dhe Ajaccio.
