"Cebra Architecture" shpallet projekti fitues për ndërtimin e stadiumit 'Skënderbeu' në Korçë
Projekti i CEBRA, studios daneze fitoi konkursin ndërkobëtar për ndërtimine stadiumit "Skënderbeu" në Korçë. Në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e stadiumit “Skënderbeu”, u prezantuan 3 finalistë me prestigj në skenën bashkëkohore të arkitekturës, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë).
Studio daneze CEBRA është shpallur fituese e konkursit të stadiumit të ri të Korçës.
Arkitekti kryesor i kësaj studio u shpreh se ky projekt do të jetë miqësor me mjedisin dhe nuk do të jetë një ndërtim i veçuar nga qyteti por do të lidhet me detajet korçare, duke i ndërthurur me ato daneze.
Nga ana tjetër presidenti i FSHF, Armando Duka, tha se në një kohë të shkurtër Shqipëria falë impianteve të reja të futbollit ka arritur të organizojë evente të nivelit të lartë European, ngjarje sportive që pritet të zhvillohet edhe në të ardhmen.
Deri para pak kohësh Shqipëria por edhe Skënderbeu për shkak të mungesës së këtyre stadiumeve nuk kanë luajtur ndeshjet e nivelit të lartë në shtëpitë e tyre, ndaj për këtë i vjen mirë që Skënderbeu por edhe ekipe të tjera do të kenë stadiumet e tyre.
Vetëm për stadiumin e Korçës kanë konkuruar 10 studio të njohura europiane dhe jo vetëm, ku tre prej të cilave kanë qenë pjesë e fazës finale.
Pritet që brenda vitit të vendoset kompania fituese dhe më pas të fillojë puna.
