VIDEO/ Barcelona prek titullin, një fitore larg trofeut të 27 në La Liga
Superkupë e fituar, kampionati pothuajse. Xavi godet në shenjë që në sezonin e tij të parë në stolin e skuadrës katalane ku ndërtoi një grup fitues.

Fitorja 1-0 ndaj Osasunas e kombinuar me humbjen 2-0 të Real Madrid i jep Barcelonës "match point"-in e parë që në derbin e javës së ardhshme kundër Espanyol.
Në rast fitoreje, Barcelona do ta festonte titullin e 27 të historisë në "Cornelia el Prat" që është stadiumi i skuadrës tjetër të qytetit. Suksesi 1-0 ndaj Osasunas ishte i 12-ti me këtë rezultat për Barcelonën dhe ky është një tregues se sa shumë ka ndryshuar kjo skuadër në filozofinë e lojës, duke u bërë përherë e më cinike.
Në krahun tjetër, Reali i Madridit konfirmoi momentin negativ pasi kjo ishte disfata e 6 në 11 ndeshjet e fundit në transfertë në La Liga.
