Cristiano Ronaldo sërish te Real Madrid, nuk i pëlqen më Arabia Saudite
Nga Spanja vjen një lajm i pabesueshëm sipas të cilit, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te Real Madrid por jo si lojtar në fushën e blertë. Numri 7 nuk dëshiron ta vazhdojë aventurën te Al-Nassr dhe mesa duket synon me çdo kusht që të bashkohet me “Los Blancos” por jo si protagonist në skuadrën e parë pasi kohë më parë presidenti Perez e cilësoi si një lojtar të “vjetër” tashmë luzitanin.
Gazeta “El Nacional” shkruan se Ronaldo mund të pranojë rolin e ambasadorit të Real Madrid në botë dhe nëse e bën një gjë të tillë, ai duhet të heqë dorë menjëherë nga paga faraonike prej 200 milionë në sezon që arkëton te Al-Nassr, skuadra që momentalisht mban vendin e dytë në Arabinë Saudite.
Është pikërisht presidenti Perez që ia ka propozuar një gjë të tillë edhe pse për momentin R0naldo nuk duket shumë i bindur pasi beson që mund të japë ende shumë si lojtar. Edhe e fejuara e sulmuesit, Georgina Rodriguez po e shtyn shumë për t’u rikthyer në Europë.
