Martohet Ish-presidenti i Juventusit, ja detajet, fotot dhe videot e ceremonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2023, 08:40
Andrea Agnelli shkon në altar me të fejuarën, ish-modelen turke Deniz Akalin.
Prej vitesh bashkë, pasardhësi i familjes më të pasur të Italisë dhe bukuroshja turke kanë vendosur të celebrojnë në martesë dashurinë e tyre pasi kanë sjellë në jetë edhe një vajze disa kohë më parë.
Ata u martuan në datën 29 prill në lokalitetin Lisciano Niccone, një komunë e vogël në provincën e Perugias. Mes të ftuarve në ceremoninë tërësisht private, ishte edhe ish-sv.presidenti dhe mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved.

Ceremonia u zhvillua në kishën e vogël të fshatit ndërsa darka u shtrua në një nga resortet më luksoze të zonës.
Kjo është martesa e dytë për nipin e Gianni Agnelli-t, i cili ka sjellë në jetë edhe dy fëmijë të tjerë nga Emma Winter.
