Çfarë spektakli! Manchester City “fiton” titullin, Arsenali “nuk zbret” në fushë (VIDEO)

Çfarë spektakli! Manchester City “fiton” titullin,
Manchester City dhe Pep Guardiola i japin një leksion futbolli Arsenalit duke i rrëmbyer me dhunë, spektakël dhe pjekurinë e një skuadre të madhe, supersfidën e javës së 31 të Premier League.

Shënon Erling Halaand por dhuron edhe dy asiste në mbrëmjen e madhe të “Etihad Stadium” për ta çuar në piedestal skuadrën kampione që është shumë pranë titullit të nëntë në histori.

4-1 në fund e një ndeshje pa histori në fushën e bardhekaltërve që i zhvlerësuan miqtë që në pjesën e parë. Dy realizime nga De Bruyne dhe Stones që e “varrosën” skuadrën londineze, ndërsa në të dytën sërish mesfushori belg me majën e këmbës realizoi një gol klasi.

Golin e nderit Arsenal e shënoi në fundin e takimit me autor Holding, por Halaand gjeti rrjetën në shtes[ duke mos falur "The Gunners" që vazhdojnë të kryesojnë por tashmë me vetëm 2 pikë diferencë dhe po kaq ndeshje më shumë se Manchester City që ende duhet t’i luajë.

Praktikisht, skuadra e Guardiola-s ka nevojë vetëm për një fitore në mënyrë që të rikuperoje disavantazhin dhe të ngjitet në krye të klasifikimit.

Në këtë mënyrë, Arsenali me shumë mundësi duhet ta shtyjë pritjen 19-vjeçare për të parë njkë titull tjetër ndërsa City është shumë pranë titullit të nëntë dhe të pestin për Pep Guardiolan në krye të kësaj skuadre.