Ederson tallet me tifozët e Arsenalit, shikoni momentin josportiv (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 08:43
Portieri i Manchester City, Ederson e festoi në një mënyrë të veçantë por aspak sportive suksesin 4-1 ndaj Arsenalit.
Në fund ë ndeshjes, ai iu drejtua sektorit të tifozëve londinezë duke bërë gjestin e qarjes në formë ironike.

Një poshtërim për mbështetësit e “Topçinjve” të cilët kishin udhëtuar deri në Manchester me shpresën për të qëndruar në vallen e titullit pas 19 viteve shterpësi në shtëpinë e tyre.

Këto janë pamjet ku 29-vjeçari brazilian tregohet i pamëshirshëm me mbështetësit e Arsenalit.
Ederson is an absolute menace! ????????pic.twitter.com/83oIr8TbCB
— City Xtra (@City_Xtra) April 26, 2023
