Tirana drejt finales së Kupës së Shqipërisë, Egnatia barazon në Shkodër

E pandalshme Tirana e futbollit edhe në Kupën e Shqipërisë. Skuadra e Orges Shehit edhe pse me rotacion të konsiderueshëm, kalon Teutën 3-0 në gjysmëfinalen e parë të luajtur në Elbasan.

Golat e Hasanit, Lulajt dhe Lushkjes vendosën fatin e 90 minutëshit të parë që e afron me finalen ekipin bardheblu, gjithashtu favorit edhe për titullin.

Në krahun tjetër, Teuta duhet të bëjë shumë për të kthyer në favor këtë disavantazh pasi kjo është rruga e vetme për një biletë europiane. 

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Egnatia u kap në befasi në Shkodër pasi deri në kohën shtesë kryesonte me gol të me gol të Dwamena por vendasit vendosën barazpeshën në frymën e fundit me Ardit Hoxhajn.