Kombinimet e mundshme që Napoli të shpallet kampion më 30 prill…nga televizori

Pritja në Napoli për titullin është cështje kohe: tifozët janë përgatitur prej muajsh, por sa më shumë që kampionati i afrohet ditës së fundit, aq më shumë rritet ankthi.

Nga të gjitha kombinimet e mundshme, më i miri për skuadrën e Luciano Spalletti-t është ai që mban datën 30 prill.

Nëse Napoli fiton kundër Juventusit dhe Salernitana-s, në fakt, ata mund të festojnë titullin para televizionit, në pritje të rezultatit të Inter- Lazio, më shpresë që bardhekaltrit të mos fitojnë.

Napolit i mungon titulli kampion që nga viti 1990 dhe pas 33 vitesh po përgatitet një festë e madhe.

Që në kohën e Maradonës tifozët e kaltër kanë shpresuar shumë dhe tashmë do të festojnë, në mos më 30 prill, në maj titulli do të vijë.