Nagelsmann refuzon stolin e Chelsea-t, ja 3 kandidatët e mundshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2023, 23:42
Aventura e dytë e Frank Lampard në stolin e Chelsea ka nisur si mos më keq. “Blutë e Londrës” nuk njohin asnjë fitore dhe as një barazim në katër ndeshjet e para të tij.
Lampard u ul në stolin e Chelsea përkohësisht dhe në verë vendin e tij mund ta zërë dikush tjetër. Emri i Julian Nagelsmann qarkullon në media për të marrë drejtimin e klubit anglez.
Sipas “Daily Mail”, ish-trajneri i Bayernit e ka refuzuar për të dytën herë ofertën që Chelsea i ka dhënë.
Tashmë në listën e “bluve të Londrës” për t’u ulur në stol janë 3 emra. Bëhet fjalë për Vincent Kompany, Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique.


