Bayern Munchen po bën të pamundurën të “heqë qafe” Sadio Mane në verë

Grushti ndaj shokut të skuadrës në fund të ndeshjes me Manchester City do t’i kushtojë shtrenjtë dhe ndoshta mund të komprometojë edhe karrierën e Sadio Mane.

Bayern Munchen nuk mjaftohet vetëm me gjobën rreth 300 mijë euro dhe pezullimin e tij të përkohshëm sepse senegalezi sipas të gjitha gjasave do të largohet në merkaton e verës, saktësisht 1 vit pas transferimit të bujshëm nga Liverpool që i kushtoi klubit gjerman 40 milionë euro për kartonin dhe 20 për pagën vjetore.

Gazetari gjerman, Florian Plettenberg zbulon se klubi është vënë në lëvizje për ta shitur sulmuesin 31-vjeçar edhe për faktin se Thomas Tuchel nuk e shikon pjesë të së njëjtës skuadër ku do të luajë edhe “viktima” e tij Leroy Sane.