Casillas bën deklaratën e papritur: Mungesa e Juventusit në garën e titullit, pozitive për Italinë

Iker Casillas nuk preferon të përdorë diplomacinë kur pyetet nga mediat italiane në lidhje me skuadra të veçanta. Në një intervistë dhënë për rrjetin me pagesë DAZN, ish-kapiteni i Spanjës dhe Real Madrid, u ndal te dënimi i Juventusit me 15 pikë, duke habitur deri diku me qëndrimin e tij sipas të cilit, mungesa e bardhezinjve në vallen e protagonistëve i bën mirë futbollit italian.  

“Serie A më pëlqente shumë kur isha i ri, sidomos kur konsiderohej kampionati më i mirë i botës sepse luanin lojtarët më të mirë. E vërteta është se Serie A ka kaluar një periudhë të vështirë ku fitonte vetëm Juventusi dhe kjo gjë ishte bërë e mërzitshme. Por fakti që gjatë viteve të fundit kanë dalë edhe skuadra të tjera prendenten si Napoli, Inter apo Milan është një gjë shumë e mirë për futbollin italian. E kam menduar të luaj në Serie A sepse kam shumë respekt për të gjitha skuadrat e mëdha por Real Madrid mbetet Real Madrid”.

Në vijim Casillas fokusohet te marrëdhënia që ka pasur me Giggi Buffon, të cilin e ka pasur bashkëshoqërues në rrugëtimin e tij për shumë vite.

“Isha 15 vjeç dhe kujtoj që në atë kohë ai debutonte kur ishte 18. Kisha zili për aftësitë e tij por karrierat tona kanë qenë shumë të ngjashme. E nisëm të dy shumë të rinj dhe në skuadra të mëdha. E vërteta është që bëhet fjalë për një njeri të madh. Përveçse është miku im, Giggi është një pikë referimi për të githë portierët”.