Napoli, trajneri e ka edhe me tifozët, kërcënon me largim nëse dalin kundër klubit

Luciano Spalletti kërcënon tifozët e Napolit me një largim të mundshëm nëse në “Maradona” të martën në ndeshjen e kthimit kundër Milanit, do të sillen njëlloj si në ndeshjen e kampionatit, ku një pjesë e madhe e tyre nuk mbështetën skuadrën dhe sulmuan gjatë gjithën takimit presidentin Aurelio De Laurentiis.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më, në të kundërt ai do të largohet menjëherë nga drejtimi i skuadrës.

“Më erdhi shumë keq që e pashë stadiumin tonë në atë sitiuatë kundër Milanit. Po fitojmë kampionatin pas 33 viteve dhe ajo ishte një gjë që nuk do të arrij ta kuptoj asnjëherë.

Nëse tifozët e mi do të bëjnë një gjë të tillë edhe në ndeshjen e kthimit, unë do të largohem nga Napoli sepse është një gjë e pashpjegueshme. Djemtë janë shumë të ndjeshëm dhe ne luajtëm në një klimë absurde, u morëm peng”.