Kaos te Bayern Munchen pas humbjes, Sadio Mane gjuajti me grusht Leroy Sane

Kaos te Bayern Munchen pas humbjes, Sadio Mane gjuajti me grusht Leroy Sane
Tabloidet gjermane publikojnë të parat lajmin se në dhomën e zhveshjes së Bayern Munchen, pas humbjes turpëruese me Manchester City, është thithur ajër shumë i rëndë. Sipas “Bild", Sadio Mane ka pasur një debat verbal me Sane e madje senegalezin nuk e kanë mbajtur nervat duke goditur me grusht në fytyrë shokun e repartit ofensiv.

Tabloidi shton se 31-vjeçari u tërbua në momentin që Sane i foli me një ton shumë të rëndë dhe pasi e sulmoi fizikisht, e gjakosi ndërsa shokët e skuadrës i ndanë pasi situata mund të ishte përshkallëzuar.

Drejtuesit më të lartë të Bayern Munchen janë mbledhur me urgjencë dhe ndaj sulmuesit të transferuar nga Liverpool, do të rëndojë një gjobë e majme. Nëse i referohemi standarteve të gjobave që aplikon Bayern Munchen, nuk përjashtohet mundësia që Mane të deytrohet ta paguajë shtrenjtë, aq sa shoku i tij i skuadrës, Manuel Neuer me 1 milionë euro.

Mane u transferua këtë verë nga Liverpool-i për rreth 40 milionë euro ndërsa përfiton rreth 20 milionë në sezon. Deri tani ai numëron 11 gola në 32 ndeshje të luajtura.