Mou “thumbon” kolegun Slot: I ka mbetur ora në Tiranë (VIDEO)

Debat i hapur mes Jose Mourinho-s dhe një gazetari holandez në fund të ndeshjes Feynoord-Roma e mbyllur 1-0 në favor të vendasve. “Special One” nuk e ka pritur aspak mirë disfatën në çerekfinalen e parë me skuadrën nga Rotterdami duke thumbuar rivalin e tij Slot, i cili ka folur shpesh herë për finalen e humbur në Tiranë.

 

Mourinho i ka thënë me humor gazetarit se nëse humbet një ndeshje nuk rri pa gjumë për 10 muaj, referencë e qartë për kolegun e tij duke shtuar gjithashtu:

“Ndryshimi është se kjo ishte thjesht ndeshja e parë ndërsa ajo e Tiranës ishte një finale. Nëse humbet, sërish duhet të bësh një gjumë të qetë. Do të shihemi pas një jave”.