A janë lazanjat sekreti i dietës së Halaand? Ja si përgjigjet Guardiola

A janë lazanjat sekreti i dietës së Halaand? Ja si
Erling Haaland te Manchester City ka pasur një impakt të fortë duke ndryshuar pothuajse gjithçka, deri në stilin e lojës që Guardiola për vite i kishte qëndruar besnik. Trajneri është përshtatur në bazë të karakteristikave të bomberit norvegjez që në 11 ndeshjet e fundit ka shënuar 19 gola e dhuruar 3 asiste.

Numra të frikshëm, pasi asnjë lojtar i Premier League nuk kishte arritur në kuotën e 45 realizimeve deri në këtë pikë të sezonit. Shumë njerëz kërkojnë të mësojnë sekretin e 22-vjeçarit që menaxhon Pep Guardiola dhe është pikërisht tekniku që përgjigjet me shaka kur e pyesin nëse është e vërtetë që Halaand konsumon lazanjën e përgatitur nga babai i tij Alfie.

“Nëse është e vërtetë do t’i bëjmë një ofertë edhe babait të tij për të ardhur e për të gatuar tek ne. Do ta bind presidentin që ta blejë por nuk mendoj se sekreti i golave të tij qëndron vetëm në këtë fakt”, shprehet trajneri katalan.