Horror në Turqi, bie nga dritarja volejbollistja italiane, vdes në vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 12:00
Një tragjedi godet skuadrën ialiane të volejbollit të femrave, Igor Novara, e cila luajti ditën e djeshme në Turqi kundër Eczacibasi për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League.
18-vjeçarja Julia Ituma, pjesë e skaudrës nga Piemonte, u rrëzua nga dritarja e hotelit ku akomodohej skuadra dhe ndërroi jetë në vend. Policia po heton për të zbardhur shkaqet por nuk përjashtohet as pista e vetëvrasjes.
Julia Ituma lindi në Milano por prindërit e saj kanë emigruar nga Nigeria shumë vite më parë. Ky ishte sezoni i saj i parë me Igor Novara ndërsa numëron disa sukese të rëndësishme gjatë karrierës së saj.
