Mesfushori i Tottenham aksidentohet me makinë në qëndër të Udines

Ylli italian i skuadrës së Udineses, Destiny Udogie ka shpëtuar me plagë të lehta pas një aksidenti të frikshëm me Mercedes-in e tij në qëndër të qytetit të Udines.

Mesfushori i krahut që do të nisë një aventurë të re te Tottenham sezonin e ardhshëm u përplas dhunshëm me një bar në zemër të kryeqëndrës friuliane.

Këto janë dëmet që ka shkaktuar 20-vjeçari dhe sipas policisë, po hetohet nëse ai ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Mesfushori i Tottenham aksidentohet me makinë në qëndër

Autoritetet nuk japin informacione shtesë rrreth lojtarit italian të Kombëtares U-21, kartonin e të cilit e zotëron skuadra londineze pasi e bleu për rreth 20 milionë euro.