Kosova mposht Afrikën e Jugut në Botërorin e tenisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 11:01
Kosova po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Tenisit për ‘Billie Jean King Cup’, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Në ditën e tretë të këtij kampionati vajzat kosovare e mbaruan shkëlqyeshëm duke mposhtur Afrikën Jugore me rezultat 3:0.
Tenistja Adrijana Lekaj ka fituar ndaj Marilouise Van Zyl me rezultat 6:1 6:4 në sete, kurse Arlinda Rushiti mposhti tenisten Suzanie Pretorius me rezultat 4:6 6:0 6:1.
Ndërsa në çifte, dyshja Arlinda Rushiti / Adrijana Lekaj triumfuan ndaj dyshes Naledi Manyube / Marilouise Van Zyl, 7:5 2:6 6:3, raporton KosovaPress.
