Real Madrid dhe Milan në avantazh, vendosin përkohësisht Benzema dhe Benacer (SHIKONI GOLAT)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2023, 21:50

Mbyllen pjesët e para me fitoret minimale të skuadrave vendase në çerekfinalet e së mërkurës në Champions League.
Në Milan-Nappoli, “San Siro” u ndez nga një gol i Benacer në minutën e 40.
Në ndeshjen tjetër, atë që po luhet në “Santiago Bernabeu” mes Real Madrid dhe Chelseat, goli erdhi nga këmbët e ndëshkuesit të zakonshëm, Karim Benzema.
