VIDEO/ Real Madrid i pandalshëm në Champions, Chelsea dorëzohet në çerekfinalen e parë (VIDEO)

S’ka histori në mesjavë për Realin e Madridit dhe duket se Champions League është komepticioni i krijuar vetëm për skuadrën madrilene edhe pse ironikisht presidenti Perez kërkon ta shkrijë për të krijuar Superligën e Europës.

14 herë kampionët e kontinentit i japin një leksion futbolli edhe Chelseat në çerekfinalen e parë të luajtur në “Santiago Bernabeu” duke i kujtuar skuadrës londineze se koha ka kaluar por Reali nuk ka ndryshuar dhe ashtu si sezonin e kaluar, në Madrid Reali triumfon ndaj bluve.

Karim Benzema dhe Asensio të ndihmuar edhe nga një karton i kuq i Ben Chillwell në minutën e 59, u kombinuan për fitoren e paster 2-0 që e bën superfavorit Realin e Madridit për të kaluar në fazën tjetër edhe pse pas vetëm 6 ditësh duhet të luajë ndeshjen e kthimit në shtëpinë e skuadrës së Lampard i cili grumbullon humbjen e dytë në po kaq ndeshje në krye të stolit.