Futbollisti manjak në Greqi, arrestohet izraeliti i Volos, ngacmoi 17-vjeçaren

Një futbollist izraelit, pjesëtar i Kombëtares, është bërë kryefjalë e futbollit dhe kronikës së zezë në Greqi pasi është arrestuar me një akuzë të rëndë, ngacmim seksual ndaj një nxënëseje gjimnazi.

Bëhet fjalë për portierin e skuadrës së Volos në Kategorinë e Dytë, Boris Klaiman, i cili akuzohet se ka abuzuar me vajzën në një klub nate në Athinë. Ai akuzohet gjithashtu edhe për mbajtje lëndësh narkotike, ndërsa në momentin e arrestimit ka qenë në shoqërinë e shokut të skuadrës, Rodrigo Escoval.

Sipas dëshmisë së 17-vjeçares, ngajrja ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit në një lokal në rrugën “Skoufa” por pavarësisht tentativave, ai nuk arriti ta përdhunonte nxënësen që kishte shkuar në Athinë bashkë me klasën e shokllës së mesme për një ekskursion.