Rrëzohet nga biçikleta dhe përplas kokën, humb jetën 67-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2023, 16:43
Një 67-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzuar nga biçikleta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Aleks Buda", ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

