Digjen rreth 2 Ha në një fshat të Pogradecit, zjarrfikësit në vështirësi për të shuar flakët

Zjarr ka rënë në masivin pyjor të fshatit Zërvaskë të Pogradecit.

Vatrat e zjarrit janë shfaqur rreth orës 13:15, zjarr i cili ka përshkruar bimësi të lartë, por edhe të ulët.

Nga flakët janë përshkruar nga më shumë se 2 hektarë gështenjë dhe bimësi e ulët.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat të shërbimit zjarrfikës, atij pyjor si dhe banorë të zonës.

Mjetet e shërbimit zjarrfikës e kanë të vështirë për të arritur në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë malor.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.