U kap me 8 pistoleta drejt Anglisë, Jetmir Kaloshi: Jam shofer, nuk kam lidhje me armët e gjetura

U kap duke trafikuar 8 pistoleta drejt Anglisë, lihet në burg Jetmir Kaloshi, i cili shërbente si shofer i i agjencisë së transportit "Sihana".

Jetmir Kaloshi u la në burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka pretenduar se është shofer dhe nuk ka lidhje materialet.

"Unë jam vetëm shofer i agjencisë së transportit "Sihana", nuk kam asnjë lidhje me armët e gjetura në automjet. Agjencia nuk figuron e regjistruar, pagesat i merrja nën dorë. Unë do i dorëzoja materialet dhe porositë që qytetarët nisi jashtë vendit, në Itali dhe pastaj do kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe".