Elbasan, makina përplas të miturën pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja

Një aksident ka ndodhur në Elbasan në afërsi të shkollës së Gjuhëve të Huaja, ku është përplasur një e mitur.

Mësohet se makina ka përplasur një vajzë 14-vjeçe ne Elbasan.

E mitura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa personi është shoqëruar në komisariat.