Veliaj “harron” fshatin Kus, banorët vuajnë mungesën e rrugës, ujit dhe ndriçimit

Fshati Kus nuk është në axhendën e Erion Veliajt. Edhe pse ofron një bukuri natyrore, për shkak se aty ndodhet dhe një liqen, zona ka mbetur e pazhvilluar. Por për të mbërrritur në këtë zone është tepër e vështirë dhe mungesën e një rruge të e vuajnë akoma edhe më shumë rreth 500 banorëve që jetojnë aty.

Këtu është fshati Kus ku jetojnë rreth 500 banorë përvec të gjithë bukurive ky fshat ka dhe liqenin por është lënë pas dorë nga pushteti vendror dhe qëndror.

Banorët aty prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Thonë se i vetmi burim për to është pusi.

"Ujë s'kemi këtu po furnizohemi me puset. Që verës që shkoi nuk kemi pasur," tha një banore.

Rrugët janë një tjetër problem.

Këtu kanë vështirësi për të kaluar jo vetëm banorët por dhe automjetet.

Banorët thonë se fshati nuk ka as ndricim por për ta ndriçimi është luks ndaj kërkojnë vetëm shtrimin e rrugës.

"Ku ka rruga ndriçim? Ne jemi në katund, të na sjellin një copë rrugë se dritat nuk po i duam," tha ajo.

Në dijeni të probelemev janë pushtetarët pasi e kanë parë situatën kur kanë shkuar për të kërkuar vota.

"Votat na i kanë kërkuar, po e kemi shumë të vështrië. Të na bëjnë rrugën," tha ajo.

Fshati Kus ndodhet shumë pak kilometra larg kryeqytetit dhe është pjesë e njësisë administrative Kashar, por vëmendja e autoriteteve lokale e ka shtuar edhe më shumë distancën me pjesën tjetër të qytetërimit.