Dy persona me precedent penal zhduken në Sarandë, policia: Kemi nisur kërkimet
Familjarët e Leonard Thodhori, 46 vjec dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec, kanë denoncuar nëpolici zhdukjen e të afërmve të tyre.
Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç, banues në Sarandë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve F. S dhe L. Th.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve.
