Meta: Jam shumë i lumtur Osmani që po zhvillon një vizitë me arbëreshët në Kalabri

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani me arbëreshët në Kalabri.

Ai shkruan se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht për të mbështetur komunitetin Arbëresh në Itali në ruajtjen e identitetit të tyre kulturor e gjuhësor

Meta: Jam shumë i lumtur që Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë të rëndësishme në komunitetin e jashtëzakonshëm Arbëresh në Kalabri.

Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht për të mbështetur komunitetin Arbëresh në Itali në ruajtjen e identitetit të tyre kulturor e gjuhësor, si pjesë me vlerë e rëndësi historike e identitetit dhe e kulturës mbarë shqiptare.