Hetohet linja e trafikut të armëve me Anglinë, GJKKO mbyll në qeli shoferin me pistoleta për “çunat e Londrës”
Jetmir Koloshi, shoferi i furgonit brenda të cilit u gjetën 8 pistoletë me destinacion të dyshuar Britaninë e Madhe u la në burg nga Gjykata e Posaçme Kundër krimit të Organizuar. 35-vjeçari ka deklaruar se bën vetëm punën e shoferit dhe nuk merret me porositë që klientët sjellin për ti dërguar drejt shtetit anglez.Dyshimet e hetuesve janë për një linjë trafiku ndërkombëtar që niste nga Tirana.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Jetmir Koloshin, shoferin e furgonit që u kapën 8 pistoleta.
Para prokurorisë ai ka pretenduar se nuk ka lidhje me armët e ndërsa puna e tij e vetëm ishtë vetëm shofer.
Jetmir Koloshi:Unë jam vetëm shofer i agjencisë së transportit "Sihana", nuk kam asnjë lidhje me armët e gjetura në automjet. Agjencia nuk figuron e regjistruar, pagesat i merrja nën dorë. Unë do i dorëzoja materialet dhe porositë që qytetarët nisin jashtë vendit, në Itali dhe pastaj do kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe.
Përveç shoferit që po hetohet nga SPAK, pjesë e hetimeve janë edhe personat që kanë dorëzuar porosinë dhe personat që do ta merrnin këtë porosi.
Për plotësim të hetimeve prokuroria ka sekuestruar kamera sigurie dhe prova të tjera, të cilat janë dorëzuar nga Agjensia që kryente transportin.
Po ashtu drejt Britanisë së Madhe do të dërgohet një letër porosi mbi kodin postar të shkruajtuar në tavolinë, ku rezulton të jetë një banesë në Londër.
Deri më tani SPAK ka dyshime se në këtë aktivitet janë përshirë një grup personash dhe për disa prej tyre ka nisur verifikimet.

