Vasili ironizon çeljen e fushatës së PS-së: 61 pemë nga një për çdo kandidat hajdut rilindas

Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili ironizoi mbjelljen simbolike të 61 pemëve në sheshin Skëndërbej për 61 bashkitë që synon të fitojë PS-ja.

Sipas Valisilt ato janë 61 pemë nga një për çdo kandidat hajdut rilindas

"Rama mbjell 61 peme, nga nje per çdo kandidat hajdut rilindas
"Do e nisim sot me 61 pemë nga donacioni ynë për Tiranën", tha Rama.

Nga nje peme per çdo hajdut per cdo kandidat per keshilltare bashkie ne Tirane.
Ne krye te nje tufe hajdutesh te zgerdhirë, te peshtirë e trushkulur beri sikur nguli ca pemë.
Nguli 61 peme pasi vodhi e plackiti 6.1 miliard euro!

Edi Rama per plot 20 vjet :
pasi i vodhi parate me incenerator, qe nuk ekziston,
pasi i preu pemet dhe mbolli kulla,
pasi shkaterroi Parkun e Liqenit me ndertime, pasi shkretoi Tiranen me beton,
pasi shembi Teatrin,
pasi i dha me orar uje, qe s'pihet....

Po i fut edhe nje vjedhje te fundit dhe po blen ca peme me leke fushate se edhe aty prap do rruajne ndonje gje.

Ja i keni hajdutet te gjithe bashke me ne krye ate vete kryehajdutin me lopata ne dore....se keta vjedhin vertet me lopate!
Erdhi 14 Maji, erdhi dita qe qytetaret te marrin shpagim per Tiranen e masakruar per 20 vjet nga vandalet e pangopur Rama-Veliaj," u shpreh Vasili.