Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bardhi: Akt kriminal i papranueshëm
Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka dënuar atentatin e bërë ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se me këtë akt zgjedhjet vendore kanë marrë një goditje të rëndë ndaj ai bën thirrje që autoritetet të zbardhin rastin dhe të vendosin para drejtësisë autorët.
“Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë. Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm. Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autororët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminal".
