“Paj Zotin nigjojeni içik kët” Rama si Muzhaqi, bën humoristin: A ju pëlqen kjo këngë për fushatë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2023, 16:23
Kryeministri Rama ka postuar një video në Facebook ku duket se ka marrë edhe këshilla për rrjetet sociale nga ministrja Bora Muzhaqi.
Ai shkruan se dikush i ka dërguar një këngë për fushatë, ndërkohë që thërret me telefon edhe stafin e tij për ta dëgjuar dhe më pas u thotë që të largohen.
“Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?” – shkruan Rama.
Video duket se është e përgatitur më herët, ndërsa ka dy plane kamerash për Ramën, ndërsa duken edhe reagimet e sikletshme të stafit të tij.
