Meta prezanton Boçin për Elbasanin: Alterantiva për ti shpëtuar mjerimit, varfërimit dhe shpopullimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2023, 21:21
Kreu i PL-së Ilir Meta ishte sot në Elbasan ku prezantoi kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" Luçiano Boçi.
Meta u shpreh se Boçi është alternativa që shpëton Elbasanin nga rrokullisja në mjerim, varfërim dhe shpopullim.
"Luçiano Boçi është e vetmja alternativë që e shpëton Elbasanin nga rrokullisja në mjerim, varfërim dhe shpopullim.
Me Luçiano Boçin Kryebashkiak, më 14 Maj, Elbasani i rikthehet traditave të shkëlqyera dhe mbi çdo gjë fuqizimit të familjes dhe vlerave të saj më të mira qytetare e patriotike.
Bashkë Fitojmë!"
