Tritol makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Mediu: Sulmi nga grupe kriminale të përfshira në zgjedhje

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kreut të PD-së për Vaun e Degës, Benard Ndreca.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mediu e cilësoi krim të shëmtuar që bëhet për shkak të zgjedhjeve.

"Partia Republikane dënon aktin kriminal politik kundër Kryetarit të PD-së për Vaun e Dejës z Benard Ndreca. Ky përbën një krim të shëmtuar, në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues politik opozitar, kryetar i PD-së, sulmohet dhe ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin fizik.

Qartësisht grupet kriminale janë përfshirë në zgjedhje me sulme kundër opozitës dhe qytetarëve.

Duke dënuar këtë akt kriminal Partia Republikane shpreh mbështetjen për Benardin, familjen e tij dhe kandidatin fitues të Bashkisë Vau i Dejës z Zef Hila", thuhet në reagimin e Partisë Republikane.