Sulmet e Ramës, Këlliçi: Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg e me kryebashkiakët gati për SPAK i ka ikur koha
PS çeli sot zyrtarisht nisjen e fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Në sheshin Skënderbej u mbollën 61 pemë në simboblikë me 61 bashkitë.
Kanditati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Tiranë Belind Këlliçi përmes një postimi në Facebook ironizoi çeljes e fushatës së PS-së sot.
Sipas Këlliçit, e gjitha ishte një fasadë, shfaqje e propagandë nga Rama e Veliaj që nuk ofron asnjë vend punë e zgjidhje për uljen e kostos së jetesës.
Sipas tij "Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha."
"Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës.
Shefi i rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.
Unë kam një model tjetër. Me projekte konkrete që do të sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës. Ndryshe nga shëndetësia jote falas, urbanin e Tiranës, kurdo që te hypësh e kudo që te shkosh, do ta kesh falas.
Këto janë zgjedhje për qytetarët, për shqetësimet dhe për jetën e tyre. Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha," u shpreh Këlliçi.
