Pamjet skandaloze/ Blushi: Bashkia e Veliajt me 350 mln euro buxhet, as nuk pastron dhe as nuk asfakton rrugë në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili njëherësh kandidon për anëtar në këshillik bashkiak të Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit denoncon situatën e degraduar në zonën e Bulevardit të Ri tnë Kryeqytet.

Teksa publikon pamjet në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Face book”, Blushi thotë se

“Plehrat dhe ujërat e zeza po përmbytin lagjet pranë “Bulevardit të Ri”, por Erion Veliaj e shpall Tiranën, qytetin më të pastër në rajon.

Për grumbullimin dhe trajtimin e tyre të paktën 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, ndërkohë në rrugën “Sotir Polena” në Njësinë Nr.9, mbetjet urbane nga kodra po bëhen mal.

Banorët në këtë lagje i paguajnë rregullisht taksat, por prej tetë vitesh ata ndihen të braktisur dhe të vjedhur.

Me 350 milionë euro buxhet vjetor, të mjaftueshëm për të shtruar edhe rrugët e Parisit, Bashkia e Tiranës jo vetëm nuk u pastron mbetjet, por as u asfalton rrugën.]

Më 14 Maj është dita për të ndëshkuar me votë! Bashkë Fitojmë!”, shprehet Tedi Blushi.