Topalli: Fushata është çelur me tritol, kreu i PD-së së Vaut të Dejës do ta mbajë mend përjetë

Ish-nën kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me vënien e lëndës shpërthyese ndaj kryetarit të PD-së së Vajut të Dejës.

Ajo shkruan se fushata është hapur me tritol dhe se një akt i tillë nuk ka lidhje me atë, por me postin e tij si kryetari i PD-së.

Topalli: Fushata eshte çelur me tritol! Benardi eshte nje djale shume i mire. Familja e tij  ka respektin e zones. Tritoli i vendosur nen makinen e tij eshte nje akt kriminal. Natyrisht  nuk ka lidhje  me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd ! Ai eshte nje sulm kriminal kundra cdo qytetari.

Benardi do e kujtoj kete akt kriminal per gjithe jeten … por ajo qe ka jetuar diten e saj me te veshtire ka qene nana e Benardit, qe doli me percjell djalin  e pau te shpertheje makina ku ishte i biri. Fjalet e saj:- “o e mjera une”….me risillen ne koke here pas here… Djalin e saj e shpetoi vetem Zoti sot. Por, kjo dite shenon nje dite te zeze ne historine politike te vendit tone. Si ne Afganistan!