Udha e Kryqit/ Besimtarët katolikë në Shkodër përkujtojnë vuajtjet e Jezu Krishtit

E Premtja e Madhe e Shenjtë e Pashkëve është ditë lutjeje e heshtje, ditë e Mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit.

Në Shkodër ashtu si çdo vit u organizua Udha e Kryqit që nisi nga Katedralja e “Shën Shtjefnit” drejt varrezave Katolike të Rrmajit.

Duke përkujtuar mundimet e Jezusit përmes 14 ndalesave, besimtarët katolik ndjekin rrugën që përshkuan edhe martirët shqiptarë përpara pushkatimit.